Ajo është një nga aktoret më të famshme në Turqi. E njohur për rolin e saj si Selin tek “Mbretëresha e natës”, Meryem Uzerli ka fituar zemrat e mijëra fansave. Edhe pse e sukseshme në jetën profesionale, fati nuk i ka buzëqeshur kur vjen puna tek ana sentimentale.
Në vitin 2016 ajo u lidh me biznesmenin e njohur të jahteve Alp Ozcan, mirëpo pas konfliketeve të shumta që kishin si shkak edhe xhelozinë, dyshja i dha fund lidhjes në muajn maj, ndonëse Ozcan i kishte propozuar aktores për martesë.
Dhe duket se biznesmeni nuk ka humbur aspak kohë për të gjetur ngrohtësi në krahët e një tjetër gruaje. Një ditë më parë Ozcan është kapur mat me të dashurën e tij të re, modelen hollandeze Stéphanie van Arendonk, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me aktoren e famshme të telenovelave turke.
Nga ana tjetër, Meryem Uzerli vijon të jetë beqare, ndërkohë që rrit e vetme vajzën e saj 3-vjeçare Lara, që ka lindur nga një lidhje e mëparshme e saja.