Që prej ditës kur në media u pasqyrua lajmi se Demi Lovato është shtruar në spital me urgjencë për shkak se kishte marrë mbidozë droge, lajmet për të kanë pushtuar portalet. Gjëndja tashmë duket se është normalizuar, madje bëhet e ditur se këngëtarja është larguar nga spitali dhe tani po i përkushtohet rehabilitimit.
Por një nga detajet më të rëndësishme të këtyre ditëve është prania e njërit nga djemtë me të cilët Demi ka qenë e lidhur. Bëhet fjalë për Wilmer Valderrama, i cili ka lënë gjithçka për t’i ndenjur pranë këngëtares. Ai ka qëndruar për orë të tëra në spital duke i treguar mbështetjen Demit.
Ndërsa një burim pranë saj ka treguar për ‘Hollywood Life’ se gjërat po shkojnë mirë dhe Demi po përpiqet shumë që ta marrë veten. Ajo ka kuptuar se varësia është një sëmundje me të cilën i duhet të përballet dhe po e bën më së miri këtë.