Modelja Xenia Deli u bë e njohur në gjithë botën pas pjesëmarrjes në videoklipin e këngës “What Do You Mean?” të Justin Bieber, si dhe pasi doli në ballinën e Playboy.
Pasi u njohën me këngëtarin kanadez në xhirimet e klipit, ata krijuan edhe një lidhje romantike. Mirëpo, romanca e tyre nuk zgjati shumë.
26-vjeçarja tash është martuar me biznesmenin Ossama Fathi Rabah Al-Sharif, i cili është 36 vjet më i moshuar se ajo.
Dasma është zhvilluar në ishullin Santorini, ndërsa e gjithë ceremonia martesore me egjiptianin 62-vjeçar ka kushtuar mbi një milion euro.
Në dasmë kanë marrë pjesë 150 të ftuar, fustanin e nusërisë e ka dizajnuar Zuhair Murad, kurse torta ka qenë mbi një metër e lartë.