Çifti i famshëm i aktorëve Birce Akalay dhe Sarp Levendoğlu, të divorcuar në vitin 2017, do të bashkëpunojnë sërish për një serial të ri i cili do të shfaqet shumë shpejt në kanalet turke.
Birce Akalay dhe Sarp Levendoğlu janë njohur gjatë xhirimeve të një seriali, njohje që ka rezultuar në martesë. Dy figurat e njohura të kinematografisë turke, bashkshortë për rreth 3 vite nga 2014 -2017 do të bashkohen sërish për qëllime pune pas disa vitesh nga ndarja e tyre.
Sezoni i kaluar është xhiruar në qytetin e Bodrumit dhe thuhet se seriali do të vijë më një sezon të dytë me pak ndryshime të xhiruar në qytetin e Stambollit. Në fund të sezonit të parë pasi aktorja protagoniste Funda Eryiğit u qëllua për vdekje, vijnë lajme të reja se Birce Akalay do të futet në kastin e aktorëve.
Sipas fjalëve edhe Sarp Levendoğlu do të përfshihet në sezonin e dytë të serialit “Son Yaz” dhe do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në skuadrën e mafias.