Kastro Zizo, ditët e fundit është përfolur në media për marrëdhënien me ish-partneren e tij, Erleta Hoti me të cilën ka një vajzë të quajtur Nia. Ishte vet Erleta ajo që na tregoi marrëdhënien e acaruar mes tyre. Prezantuesja nga Kosova publikoi një foto nga biseda me Kastron. Nëpërmjet këtij gjesti, Erleta ka lënë të kuptohet se Kastro nuk kujdeset mjaftueshëm për të bijën. Ajo gjithashtu i ka dedikua dhe një status këngëtarit, duke bërë disa akuza të rënda në drejtim të tij.
“O ti Kastro Zizo, fort po pritoj me u marr me media e showbiz-a, veç m’duhet me ti përmend nja dy fjalë, meqë s’pe din kur është boll : A e di kush që i mban nga dy a tre punë dhe s’të bie ndërmend të kujdesesh për fëmijën tënd?-A e di kush që s’i vjen fëmijës as për ditëlindje e në anën tjetër çdo 2 javë je n’Kosovë? A e di kush që arsyetohesh se t’ka humb pasaporta, e gjithë bota e di që në Prishtinë vihet me letërnjoftim? A e di kush që gënjen se ta kanë blloku Whatsapp-in e këndej shkruan vetë gjatë asaj kohe? A e di kush që veç me fol për ty duhet përrallë me shkrujt?Kështu që, lëri intervistat ‘serioze’ po bëhu pak më i sinqertë me veten. Zoti t’rujt, po ashtu!”- shkruante Erleta në statusin e saj në Facebok, të cilin më pas e fshiu.