Ai është një nga fotografët më të mirënjohur dhe ka bashkëpunuar me personazhet më të famshme shqiptarë dhe të huaj. Fadil Berisha i cili jeton dhe punon në Neë York, ka publikuar së fundi një foto me ish-bashkëshorten e presidentit të Amerikës, Ivana Trump. Ajo ka qenë e martuar përgjatë 15 vjetëve 1977-92 me Trump, me të cilin ka tre fëmijë, djemtë Donald Trump Jr. dhe Eric Trump si dhe vajzën, Ivanka Trump. Dhe pikërisht në moshën 69-vjeçare, Ivana ka zgjedhur fotografin e mirënjohur për të realizuar një set fotosh profesionale.
“Fotografi të bukura sot me mikeshën time prej kohësh, Ivanka Trump”, ka shkruar ndër të tjerash Berisha në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pozuar krahas Ivanës”. Megjithatë, vlen të theksohet se Fadil Berisha ka patur një marrëdhënie të hershme bashkëpunimi me familjen Trump. Për shumë vite, Miss Universe organizohej pikërisht nga Trump dhe Trump Models, ku fotografi zyrtar i këtij kompeticioni ishte pikërisht Fadil Berisha.