Ajo ka një vajzë me aktorin e njohur Johhny Depp, e cila po ndjek të njëjtën rrugë si e ëma: modelingun. Bëhet fjalë për këngëtaren dhe modelen Vanessa Paradis, e cila dhe pse e divorcuar nga Depp, është e lumtur për 2 fëmijët që kanë. Në një intervistë për The Sunday Times ajo preferoi të mos fliste për martesën me aktorin, por tregoi për marrëdhënien me vajzën e saj. “Jo gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur, por e vetmja gjë që më ka ndodhur. I dhashë sime bije jetë dhe ndihem sikur dhe ajo më dha jetë mua.”- është shprehur Paradis për lindjen e Lily Rose. Lily është vetëm 19 vjeç dhe është imazhi i Chanel 5.
Ajo po zhvillon karrierën në modeling dhe aktrim dhe për këtë mamaja e saj është shumë e lumtur: “Jam shumë e lumtur që ajo është aty ku duhet të jetë. Është shumë e talentuar dhe merr vendime shumë të mira për filmat në të cilët merr pjesë. Është thuajse e bërë për këtë punë.” Por njëkohësisht ajo shpjegoi se sa e vështirë ka qenë për të si adoleshente, sepse është sharë, abuzuar dhe hedhur tutje në rrugë. “Këndova një këngë. U ekspozova shumë në radio dhe TV. Isha kudo. Njerëzit nuk më pranonin dot. Ishte shumë e vështirë sepse u kthye në diçka të përditshme. Mendoj se disa njerëz thjesht nuk më duronin dot.”- u shpreh Paradis.