Modelja dhe aktorja franceze, Vanessa Paradis, e njohur për marrëdhënien e gjatë me aktorin e famshëm Johnny Depp, ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj 2-vjeçare me producentin dhe regjisorin e njohur francez, Samuel Benchetrit. Të shtunën e kësaj fundjave, në një ceremoni private, aktorja dhe regjisori mblodhën të gjithë miqtë dhe të afërmit për të zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Për ditën e saj të madhe, ylli 45-vjeçar veshi një fustan tradicional të bardhë dhe një vello të thjeshtë. Çifti u njoh gjatë xhirimeve të filmit Chien, në vitin 2016, kur Vanessa luante aktoren protagoniste dhe Samuel ishte regjisor. Në ceremoni mori pjesë edhe 19-vjeçarja Lily-Rose Depp, vajza e madhe e aktores që ka me ish-bashkëshortin Johnny Depp.