Në media është përfolur se Melania Trump dhe vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka, thjesht e respektojnë njëra-tjetrën, por nuk janë të afeksionuara. Së fundmi nëna e Ivanka, njëkohësisht edhe bashkëshortja e parë e Donald Trump, Ivana, ka treguar si është e vërteta. Në një intervistë për “The Atlantic”, ajo ka treguar se Ivanka e pëlqen Melania-n. “Ajo e pëlqen atë, sepse Melania nuk ishte shkaku i ndarjes time me Donald si ajo tjetra, që nuk dua t’ja përmend emrin”, është shprehur nëna e Ivanka.
Kur thotë “ajo tjetra”, Ivana i referohet bashkëshortes së dytë të Donald Trump, Marla Maples, që pati një marrëdhënie romantike me presidentin gjatë kohës që ai ishte i martuar. Presidenti dhe bashkëshortja e tij e parë u ndanë në vitin 1992, pas 15 vitesh martesë. Përveç Ivankas nga martesa e tyre erdhën në jetë dy fëmijë të tjerë, Donald Jr dhe Eric. Kujtojmë se Melania është partnerja e tretë e presidentit të Amerikës dhe nga martesa e tyre ka ardhur në jetë Barron Trump.