Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, Erjona Sulejmani bën bujë në mediat e huaja me paraqitjen e saj në Euro 2024

Showbiz Sport

Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli ka qenë e pranishme në tribunat e stadiumit të ndeshjes Kroaci-Shqipëri. “The Sun” shkruan se bukuroshja shqiptare e cila në vitin 2016 mori titullin “tifozja më tërheqëse” e Evropës, bëri tifo për kombëtaren e Shqipërisë. Tifozja shqiptare jo vetëm që tërhoqi vëmendjen në stadium por edhe jashtë kësaj arene.

Erjona,  36-vjeç, e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna së bashku me djalin e saj . Të dy ata pozuan duke bërë simbolin e shqiponjës. Ajo mbetet një personalitet tejet i përfolur, kryesisht për martesën e saj me futbollistin shqiptar Blerim Xhemajlin i cili luan për Zvicrën . Martesa e tyre pati krisjet e para në vitin 2017 dhe përfundoi në divorc në vitin 2018.