Ish-bashkëshorti pëson aksident, Nurgul iu lutet ndjekësve të…

Showbiz

nurg
Një lutje e aktores së njohur turke, Nurgul Yesilçay, ka bërë bashkë të gjithë rrjetin. Ish-bashkëshorti i saj, aktori Cem Ozer, ka thyer këmbën pas një incidenti gjatë xhirimeve të një filmi në Afyonkarahisar. Pasi është dërguar menjëherë në spital në Stamboll, është mësuar se, me gjithë kujdesin, gjendja është përkeqësuar, kështu që po merr trajtim më të specializuar intensiv.Sipas Haberturk.com, pasi ka mësuar lajmin, aktorja Nurgül Yeşilçay, në një postim në llogarinë e saj në Twitter, duke konfirmuar aksidentin e ish-bashkëshortit, u ka kërkuar fansave të bashkohen me lutjen e saj, në mënyrë që babai i djalit të saj t’ia dalë me sukses kësaj gjendjeje të vështirë.

 640 0 5bd0a1d16b779

“Cem është nën kujdesin intensiv të mjekëve. Besoj se babai i djalit tim do të dalë shëndetplot prej andej. Ju lutem, lutuni për të. Ju lutem…”, shkruan Yesilçay në llogarinë e saj.E njohur për shumë role në serialet turke, të transmetuara në dhjetëra vende të botës, aktorja 42-vjeçare nuk ka shpëtuar as nga lajmet rozë. Megjithëse ka disa vite e ndarë nga Cem, Gylseren vazhdon të ruajë raporte korrekte me të. Gylseren dhe Cem u martuan në vitin 2004 dhe u divorcuan në vitin 2010. Bashkë ata kanë një djalë 13-vjeçar.