Javën e kaluar Cardi B dhe Offset janë ndarë pas 1 viti martesë së bashku. Edhe pse nuk ishin të qarta arsyet e ndarjes së tyre duket se për disa momente gjithçka ishte thjeshtë një lojë nga ana e dyshes pasi përflitej se në të vërtetë ata nuk ishin ndarë por e gjitha ishte vetëm për vëmendje.
Reperi i famshëm Offset kërkon dëshpërimisht rikthimin me yllin e “I Like It” dhe këtë gjë e ka shfaqur edhe nëpërmjet një postimi në Twitter. “Shkoni të gjithë në dreq, mua më mungon Cardi” ,-shkroi ai duke shpresuar që reperja të rikthehet sërish në krahët e tij.