Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka deklaruar se kurrë nuk do të blinte një veshje të shtrenjtë, e cila mund të kushtojë 500 euro, pasi preferon t’i ndryshojë gjithmonë veshjet dhe nuk e sheh aspak të nevojshme që t’i blej veshjet me një çmim të lartë.
Ajojo u shpreh se për të është e rëndësishme të jenë brenda një cilësie të mirë, si materiali ashtu edhe stili i qepjes.
Irma Libohova: Nuk është se nuk e duam, të gjithë e duam luksin. Por kur unë kërkoj kaq shpesh që t’i ndërroj veshjet, domethënë pse duhet t’i blej kaq të shtrenja, ka plot gjëra. Pastaj kemi dhe stilistët, që na stilojnë, kemi dhe rrobaqepësit, atelie të ndryshme që na i realizojnë. Është e rëndësishme, por për mua ka më shumë rëndësi të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes.