Irina Shayk dhe Bradley Cooper i japin fund lidhjes

Showbiz

Ditën e djeshme u zbulua se Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë ndarë zyrtarisht nga njëri-tjetri. Megjithatë edhe pas këtij vendimi, burime të afërta me ta kanë rrëfyer se dyshja vazhdon të jetojë në të njëjtën shtëpi. Gjithashtu po të njëjtat burime kanë shtuar se arsyeja pse Irina po qëndron akoma në shtëpinë e Bradley është vajza e tyre e vogël, e cila dëshiron t’i ketë të dy prindërit pranë. Dyshja nuk ka publikuar ende asnjë vendim të marrë lidhur me vajzën e tyre, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim. Lajmi që çifti i dha fund marrëdhënies së tyre nuk ishte dhe aq surprizues për publikun, pasi kjo ndarje u dyshua dhe kohë më parë, teksa Bradley performonte në filmin ‘A Star Is Born’ me Lady Gaga.