İrem Helvacıoğlu: ‘Mënyra si u ngjita ishte e pjerrët dhe sfiduese’

Showbiz

İrem Helvacıoğlu, bukuroshja me origjinë shqiptare, e cila numëron role të shumta të interpretuara gjatë karrierës së saj si aktore, ka bërë një rrëfim emocionues në të cilin ka treguar sfidat e hasura gjatë rrugës deri tani. Aktorja ka treguar për revistën prestigjoze “Mag” se rruga drejt famës dhe suksesit nuk kishte qenë e lehtë për të:  “Le të themi se rruga në të cilin u ngjita ishte shumë e pjerrët dhe sfiduese. Por unë nuk u dorëzova”– ishin fjalët e aktores së njohur. Gjithashtu ajo rrëfeu se e ka ndjerë veten me fat pasi ka pasur shumë njerëz që e kanë mbështetur gjithmonë. Ajo u shpreh se, çdo ditë kishte mësuar diçka të re nga sfidat me të cilat ishte përballur e madje edhe nga njerzit që e kishin lënduar. Gjithashtu, aktorja foli edhe për kulturën e mediave sociale dhe u shpreh se nuk i frikësohet kritikave, por i zemërohet shumë padrejtësisë! Irem tha se kritikat në rrjetet sociale prej kohësh nuk i shihte më si kritika, por sulme psiko – emocionale. Ajo u shpreh se shpeshherë të ashtuquajturat ‘kritika’, bëheshin nga njerëz anonim të cilët çlironin negativitetin e tyre e në disa raste arrinin madje të bëheshin “mizorë”.