Irem Helvacioğlu e dashuruar?

Showbiz

İrem Helvacioğlu, ka treguar se ndihet e lumtur që më në fund kinematë janë mbushur plot përsëri dhe njerzit mund të argëtohen si para pandemisë dhe ajo këtë e ndjeu teksta shijoi premierën e radhës së “James Bond”. Edhe pse nuk i kishte ndjekur të gjitha sezonet e këtij filmi, ajo pohoi se kishte shijuar çdo skenë të kësaj premiere. Duke iu referuar vetes dhe roleve që ajo duhet të interpretojë, Irem tha se në fakt, është shumë ‘përzgjedhëse’ dhe është pikërisht kjo është arsyeja që aktorja aktualisht nuk ka në dorë asnjë skenar konkret. Nderkohë, duket se një surprizë dashurie shfaqet në jetën e aktores, e cila u largua nga Eser Alp para disa kohësh. Irem së bashku me Firat Çelik, aktorin që e kemi parë në rol protagonist në serialin “Fatmagyl” dhe që është kthyer në Turqi nga Franca, u argëtuan së bashku me një grup miqsh duke kërcyer e qeshur e madje duke u shkëputur prej grupit dhe vëmendjes së tyre. Deri tani nuk ka asnjë koment apo informacion nga asnjëri prej dy aktorëve.