Kandidati për dhëndër tashmë është gati të hyjë në familjen e aktores së famshme İrem Helvacıoğlu!
Bukuroshja e serialeve të shumta e ka prezantuar së fundmi me prindrit e saj të dashurin me të cilin prej disa muajsh duket më e lumtur se kurrë. Özcan dhe prindrit e saj kanë marrë pjesë në një event, në të cilin performanca e aktores, veshur në të bardha e tregonte atë magjepsëse. Helvacıoğlu ka folur për jetën e saj private pa e mohuar se edhe pse dyshja ka pak kohë që ndajnë të njëjtat ndjenja dhe mendime, kjo kohë për ta duket e barabartë me përjetësinë.
“Kurrë nuk kam qenë më e lumtur dhe e plotësuar se tani”, ishin fjalët e aktores, kur u pyet nëse ishte gati të ndërtonte të ardhmen me të. Pyetjes nëse ndihej gati të martohej me, ajo si e zënë në befasi u shpreh se nuk dinte si t’i përgjigjej, por me entuziazmin që i lexohej në sy, nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.