İrem Helvacıoğlu dhe Melisa Aslı Pamuk pranë kafshëve të lënduara nga zjarret

Showbiz

Aktoret e famshme të serialeve turke, Irem Helvaxhollu dhe Melisa Pamuk u shfaqën bashkë duke ofruar ndihmën e tyre në një fermë ku kafshët e dëmtuara nga zjarret e rëna muajt e fundit, ishin dërguar për t’u trajtuar. Aktoret u kujdesën duke i pastruar, mjekuar e madje duke i përkëdhelur ato. Yjet e serialeve turke, kanë shprehur trishtim për këto pasoja që ende iu ndihen gjurmët që lanë pas. Irem dhe Melisa janë shprehur se ndienin keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të shumë prej tyre. Prania e aktoreve në fermë, ishte një gjest ftues për personat që kanë mundësi për të ofruar ndihmë në rimëkëmbjen e tyre. Veprimi bujar dhe human i aktoreve i vendosi ato në qendër të vëmendjes dhe u vlerësua pa mas nga fansat e të dyjave, duke n’a treguar se jo vetëm ndërveprimi profesional por edhe ai në jetën sociale marrin duartrokitjen që vlen më shumë.