Ipek Filiz Yazici, e re dhe e sukseshme/ Aktroja tregon cili është avantazhi

Showbiz

Të qenit në moshë të re, është një avantazh për aktoren 20-vjeçaren Ipek Filiz Jazici, të cilën ndjekësit e serialeve në Tring e sjellin ndërmend me personazhin e Xhejdës në seialian “Mos ma lësho dorën” apo personazhin e Gokçes në serialin “Jetë e Re”. E lumtur nga interesi i publikut për aktrimin e saj, aktorja e bukur dhe e talentuar e brezit të ri, është shprehur se ndjen se po vazhdon të rritet ngadalë në sheshxhirim nga njëri projekt në tjetrin. Duke shpjeguar se të qenit e re e sheh si një avantazh për ambientin ku i jep jetë profesionit të saj ajo tha: “Po rritem në karrierë bashkë me vitet. A nuk është kursim kohe kjo?” Jazixhi tregoi se nuk do të bëjë pushime gjatë periudhës së verës dhe do të vazhdojë të punojë me shumë dëshirë dhe pa u lodhur. “Tani jam duke punuar, jam shumë e zënë. Do të jetë pak e ngarkuar kjo verë për mua por mund të bëj arratisje të shkurtra”. Bukuroshja e brezit të ri në fund të intervistës iu referua shprehjes se kush punon në profesionin e ëndrrave, nuk lodhet.