Inva Mula publikon foton që hodhi poshtë çdo polemikë…

Showbiz

 

Pak ditë më parë në mediat shqiptare qarkulloi lajmi se Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani i kishin dhënë fund martesës disavjeçare.

Në një dalje publike të saj ajo u shpreh lidhur me këtë çështje:

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, -është shprehur ajo gjatë intervistës.

Pas kësaj ajo ka vendosur ti bëjë “gojët e liga” të heshtin nëpërmjet një fotoje që ka postuar në Instagram, ku duket shumë e lumtur krah bashkshortit…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inva Mula (@invamula) on