Intervista ekskluzive e Rihanna për revistën VOGUE

Showbiz

140.jpg

Do doja të flisnim së pari për albumin tuaj Anti. Kënga e hapjes “Consideration” është kryesorja në album. A ishte procesi i rregjistrimit i ndryshëm në një farë mënyre?

U ndjeva shumë e lidhur me këtë rregjistrim. Ndjeva se ai do të ishte pikërisht përfaqësues i albumit, nga mënyra si zëri im tingëllonte, sjellja, teksti, ritmi. Çdo gjëështë kaq kërkuese dhe të tërheq vëmendjen menjëherë. Mendoj se kjo është e rëndësishme, sidomos pasi ka kaluar kaq kohë nga albumi i fundit.

Në këngën “Higher” degjohet një version tjetër i zërit tuaj. Ç’mund të na thoni për këtë?

E rregjistruam atë këngë në orën 4 të mëgjesit. Nga ora 4:00 deri në 5:00. Zgjati shumë pak. Ne menduam, “ E dini çfarë le të pimë pak whiskey dhe të rregjistrojmë edhe këtë këngë.”

Për këngën “Work”, thuhet se gjuha e tekstit është veçantë, është një “post-gjuhë”. Si erdhi kjo këngë?

Nëse une do shqiptoja çdo fjalë ashtu siç duhej, nuk do të ishte e njëjta gjë. Ne në Karaibe ashtu flasim dhe çdo kush të kupton edhe pse i lë fjalët përgjysmë. Kjo këngë përfaqëson plotësisht kulturën nga unë vi.

Së shpejti, do të realizoni një videoklip për “Work” apo jo? Si e keni menduar atë?

Do të jetë një atmosferë tipike e një feste në Karaibe ku të gjithë këndojnë, kërcejnë, pijnë duhan, flirtojnë dhe mbi të gjitha kënaqen me muzikën. Njësoj sikur të gjithë po dëgjojnë këngën e tyre të preferuar, dhe pikërisht në atë moment rregjistrohet video.

Si është të punosh me Drake, ndryshe nga puna me një person tjetër?

Um, Drake. Do të thoja se Drake ka shumë për të të ofruar. Ai ështe inteligjent, i talentuar dhe unë kam shumë besim tek ai. Sa herë që bashkëpunojn me të, e di se do të shkojë shumë mirë. Çdo gjë që ai bën është e mrekullueshme. Gjithashtu, ne e njohim njëri-tjetrin dhe ky përbën një ndryshim të madh në krahasim me të tjerët.

Publikimi i një albumi duket si diçka e guximshme duke patur parasysh gjendjen e industrisë, është një risk i marrur përsipër.

Gjithmonë, kam qenë e mendimit se nesë ndiqni zemrën, kur bëni gjërat që me të vërtetë ju pëlqejnë, kurrë nuk do të humbni. Nëse bëni kompromise dhe nuk bëni atë që doni, ateherë nuk do të jeni i besueshëm as për publikun. Është e dhimbshme të këndosh muzikë që nuk ju përfaqëson si njeri, është si për audiencën ashtu edhe për performuesin.

Në turet tuaja, ju ftoni edhe personazhe të tjerë. Së fundmi ishte Travis Scott. Pse ju pëlqen të punoni me të?

Sa herë që shkoj nëpër ture, më pëlqen të sjell edhe njerëz të tjerë. Në Europë, ishte Big Sean, gjithashtu kemi patur The Weeknd dhe Travis Scott. Ata janë të gjithë performues të mrekullueshëm, dinë si ta pushtojnë skenën dhe të bëjnë për vete audiencën. Kjo është shumë e rëndësishme para se unë të filloj performancën time. Dua të ngjitem në një skenë ku audienca është në humor të mirë, entuziasteë dhe gati për të festuar.

Do doja t’ju pyesja për këngën “Bitch better have my money”.

“Bitch better have my money” është një këngë që çdokush mund të gjejë veten pavarësisht nëse lidhet me paranë ose jo. Transmeton një qëndrim, një besim i një niveli të injorimit të dikujt. Kjo këngë ka shumë kuptime. Ajo që duket qartëështë money-paratë, por ajo që nuk duket është se i transmeton dikujt faktin se nuk po i kushtohet vemëndje, sepse secili sheh punën e tij.

A jeni mërzitur nga njerëzit që ju vënë gjithmonë përballë një personi tjetër. Për shëmbull, kur Beyonce publikoi “Formation” dhe të gjithë filluan të flisnin për albumin tuaj Anti.

[Qesh] Shikoni si është puna, ata e shohin këtë si konkurrencë, si rivalitet. Unë nuk e shoh kështu, pasi unë e bëj atë çfarë bëj dhe askush tjetër nuk do të jetë i aftë. Ky album më ka dhënë shumë emocione, që nga fakti se më ka bërë ta dua shumë, deri tek dyshimi dhe urrejtja ndaj vetes. Në fakt, rendësi ka të njohësh veten. Unë nuk bëj gjëra me qëllim apo që t’i ngjasoj dikujt tjetër. Ky do të ishte një gabim i madh dhe askush nuk ka dëshirë të gabojë. Kështu që unë vetëm fokusohem në projektet e mia.

Që nga intervista e fundit për Vogue, ju jeni përfshirë edhe më shumë në botën e modës. Fustani në CFDA përshëmbull, ishte përgjigje ndaj fushatës “Free the nipple” dhe situatën që u krijua në Instagram?

Nuk ka qënë aspak qëllimi im të tërhiqja kaq shumë vemendje. Unë thjesht e vesha dhe u ndjeva mirë me të. Doja që të dukesha perfekte, pastaj ai u kthye në skandal dhe në një “veshje të shëmtuar”. Kishte nga ata që më mbrojtën dhe më pas nisi e gjithë kjo lëvizje “Free the nipple”.

Por eventi i CFDA-s ishte i fundit ku unë u paraqita ashtu. Madje, më kujtohet që i pata thënë stilistit tim dhe të gjithëve që ishin aty, se ishte hera e fundit që do më shihnin të veshur më një fustan të tillë, do të kthehesha përsëri tek rrobat. “Që tani, do të veshim rroba të vërteta, edhe nëse nuk na pëlqën. Sigurohuni për këtë.” Sepse nuk dua që njërëzit të meëndojnë se bëj gjithçka për të qenë në qendër të vëmendjes.

Tani unë do ju përmend disa emra stilistësh dhe ju do më thoni shpejt e shpejt se ç’ju pëlqën tek puna e tyre. Stella McCartney.

Më pëlqën shumë Stella. I dashuroj veshjet e saj. Ajo i bën femrat të duken seksi, pa e ditur se duken të tilla, dhe kjo më pëlqen shumë.

Alex Wang.

Alexander Wang është gjithmonë ai që përcakton trendet, kurrë nuk i ndjek ato. Kjo më bën ta dua këtë disenjator.

Oliver Rousteing.

Oliver është një person i mrekullueshëm. Jam shumë krenar për të, është një djalë i ri me ngjyrë në këtë industri kaq të madhe mode i cili krijon veshje dhe marka, në një formë që njerëzit do të vdisnin për të veshur një fustan të tijin.

Ralf Simons.

Ralf është mbresëlënës dhe mund të themi se është shpirti im binjak përsa i përket stilistëve. Si mundet një njeri të kuptojë mendjen time kaq mirë?

Po Veterments?

E dashuroj Veterments, është një markë fantastike. Mund të gjesh çdo gjë brenda një koleksioni, që nga fustanet e lëkurës, këmishat, xhaketat, T-shirt etj.

Edhe e fundit është Victoria Beckham.

Oh! E adhuroj Victorian. Pak herë e kam veshur, syzet e prodhuara nga ajo janë të mrekullueshme.