Ingrit dhe Inis Gjoni janë dy nga motrat më të famshme të showbiz-it shqiptar. Megjithëse, nuk janë aq aktive sa dikur me intervista, të dyja vazhdojnë të ndiqen më kuriozitet nga publiku. Siç edhe mund ta keni vënë re, Ingriti është përkushtuar plotësisht profesionit të saj si këngëtare dhe është e ftuar në koncerte të shumta, ndërsa Inis i është përkushtuar teatrit dhe regjisurës.Të dyja motrat janë herë pas here aktive me postime në ‘Instagram’ ku ndiqen shumë. Ditën e sotme, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një postim i Ingritit nga fëmijëria.
Këngëtarja ka vendosur të publikojë një foto nga koha kur ka qenë vetëm 9 vjeç. Sigurisht pamja e saj ka ndryshuar me kalimin e viteve, por duket qartë raporti që ka pasur me fotografinë që në moshë të vogël. Edhe në atë kohë, Ingriti ka bërë përpjekje për t’u dukur sa më bukur në foto duke pozuar.Detaji që tërhoqi vëmendje tek foto në fjalë është komenti që la motra e saj, Inis. Bukuroshja e ekranit vuri në dukje ngjashmërinë e madhe që ka Ingriti në këtë foto me mbesën e saj, Coco Antonel. Nëse do ta shikonit me vëmendje do të vinit re se ngjashmëria ekziston vërtet.Kujtojmë se Ingrit është nënë e një djali, ndërsa Inis është nënë e një vajze. Të dy të vegjëlit janë në moshë pothuajse të njëjtë dhe raporti mes tyre është shumë special.