Shërimi i Kate Middleton mund të zgjasë më shumë nga sa ishte paralajmëruar. Edhe pse mediat së fundmi njoftuan se princesha nuk do të rikthehet në daljet publike deri në fund të vitit, një burim pranë familjes mbretërore raportoi për US Weekly se Kate me shumë gjasanuk do t’i kthehet kurrë më përgjegjësive dhe detyrave të saj mbretërore. “Ekipi i saj po rivlerëson se cilat detyra do të jetë në gjendje të marrë përsipër kur të kthehet. Ajo mund të mos kthehet kurrë në rolin në të cilin njerëzit e kanë parë para sëmundjes”, citohej nga burimet pranë pallatit mbretëror. Nga ana tjetër, disa burime pohojnë se princesha po shërohet me sukses po ja del më së miri në luftën me kancerin.
Princi William së fundmi vizitoi “St. Mary’s Community Hospital”, ku ai gjithashtu tha se Kate ishte mirë. Një tjetër burim i afërt me familjen mbretërore tha se princesha është mjaft e fortë për t’u angazhuar në rritjen e fëmijëve. Megjithatë, duke qenë se ajo është ende e ndjeshme, përpiqet të shmangë praninë e tyre ndërsa nuk ka pamjen e saj të dikurshme të freskët dhe energjike.
Kujtojmë se është konfirmuar se ajo nuk do të marrë pjesë as në provat e ceremonisë vjetore të ‘Trooping the Color’, e cila është planifikuar në 15 qershor. Gjithashtu, Pallati i Buckinghamit tha se anëtarët e familjes mbretërore do të anulonin ngjarjet që mendonin se mund të shpërqendronin nga fushata zgjedhore.