Influencerja Sanne Josefson: “Ronaldo është personazhi i famshëm më i keq që kam takuar”

Showbiz

Influencerja e njohur Sanne Josefson, ka dhënë një deklaratë befasuese për yllin portugez, Cristiano Ronaldo. Sipas saj Ronaldo ishte personazhi i famshëm më i keq që kishte takuar ndonjëherë, shkruhet në ‘The Sun’. Josefson këto pretendime i tha publikisht duke kujtuar takimin që kishte pasur me futbollistin e famshëm, duke shtuar që nuk shtonte asnjë presje.Ajo pretendon se së bashku me shoqen e saj u ndeshën me Ronaldon dhe menaxherin e këtij të fundit në një hotel në Los Angeles.

Sipas saj, agjenti i futbollistit të njohur i ftoi  dy vajzat të bashkohen në tavolinën e tyre luksoze. Por, shpejt e kuptoi se ajo kishte shumë pak gjëra të përbashkëta me fituesin pesë herë të Ballon d-Or. “ Pata përshtypjen se menaxherit të tij  i pëlqente shoqja ime dhe ftesa e tyre vijoi  për një pije në hotelin ‘Beverly Hills’. Nuk patëm ndonjë bisedë të veçantë të cilën vlen ta kujtosh”, theksoi ajo.