Kosova sot feston 10 vjetorin e Pavarësisë. Përveç festave të ndryshme që janë organizuar, në rrjet qarkullojnë edhe sloganet/posterat të krijuara enkas për këtë rast. Një prej tyre, është edhe logoja ku dallohen portretet e Rita Orës, Dua Lipës dhe Majlinda Kelmendit. Të treja vajzat janë vlerësuar për arritjet e tyre dhe krahas fotove të tyre shkruhet : “Bac, çikat na e zbardhën fytyrën!”
Mungesa e Era Istrefit në këtë logo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e saj. Duke qenë se këngëtarja kosovare ka njohur sukses botëror dhe tashmë është pjesë e tregut ndërkombëtar të muzikës.
“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizenjuar/shkruar edhe se unë, e kanë vënë Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar, e ata që nuk e kanë vënë nuk është problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës dhe me të Duas. Kjo, sepse suksesi i saj erdhi prej një vendi të vogël, që deri më sot nuk e ka arrit asnjë artist, asnjë aktor, asnjë muzikant. Dua dhe Rita kanë arritur shumë, po prej një vendi që është një prej vendeve më me prespektivë dhe më të zhvilluar në botë. Unë jam ajo nëna më krenare në botë që asnjë nënë nuk e ka përjetuar suksesin e fëmijës së vet si unë.”