CNN i ka publikuar disa fotografi të aktores Angelina Jolie para se ajo të bëhej e famshme.
Në moshën 15 vjeçare ajo kishte realizuar fotografi profesionale me Harry Langdonin në Los Angeles. Asokohe ajo ishte shumë pak e njohur, përkundër që babai i saj, Jon Voight ishte aktor.
Për dekada, Langdoni ka fotografuar të famshmit e industrisë së filmit, përfshirë këtu George Clooney, Halle Berry dhe Sophia Loren.
“Kur thirrem për të fotografuar një të afërm të ndonjë aktori të njohur, në këtë rast të Jon Voightit, shikojmë stilin e figurës. Mirë, le të shpresojmë se ajo e di se çfarë po bën, dhe do të japim më të mirën. Doli të ishte një befasi e këndshme”, ka thënë Langdon.
Fotografitë e mëposhtme të Joliet janë realizuar më 11 janar 1991.