“Im atë më rrihte, kam ende shenja”; Will Smith bën rrëfimin prekës

Showbiz

Aktori i njohur Will Smith ka bërë një rrëfim të pazakontë në emisionin ‘Red Watch Talk’ në Facebook, të drejtuar nga gruaja e tij Jada Pinkett Smith.

Will ndau rrëfime intime dhe detaje të panjohura nga jeta e tij. Mes shumë gjërave ai foli për frikën e të bërit baba, jo sepse nuk donte një fëmijë, por sepse fëmijëria e tij ka qenë e mbushur me dhunë.

“Jam rritur në një familje, ku dhuna fizike ishte e pranishme. Kam ende shenja të jashtme, por edhe të brendshme. Kam parë tim atë duke rrahur nënën. Janë ngjarje të cilat të lëndojnë”, tha aktori i emocionuar.

Po ashtu Smith tregoi se qysh kur ishte 6 vjeç, ndjente dëshirën për tu bërë baba.

“Pavarësisht të gjithave, e doja familjen time dhe e dija që nuk do isha kurrë si im atë i inatosur dhe i dhunshëm. Unë isha një fëmijë i edukuar dhe i sjellshëm, por pavarësisht kësaj qëllohesha. Kur im atë inatosej, transformohej në njeriun më idiot që kam parë ndonjëherë. Por pavarësisht gjithçkaje nuk kam mllef për të. Im atë nuk ishte i formuar me rëndësinë e shkollës, pavarësisht se unë e doja shumë”, tregon aktori.