Ilker Kaleli për projektin e ardhshëm:U bëra ‘spanjoll’

Showbiz

Aktori Ilker Kaleli, i cili kujtohet me portreizimin e Irfanit, në serialin “Qyteti i humbur”, po përgatitet për projektin e  ri dhe ajo që e bën të veçantë atë është fakti se bëhet fjalë për një serial spanjoll. Në një intervistë të fundit, aktori i njohur ka rrëfyer disa detaje nga puna parapërgatitore. Kaleli tregoise kishte qëndruar në Madrid për pesë javë dhe kishte studiuar spanjisht me ritëm intensiv.

Duke shpjeguar disa detaje nga projekti i tij i radhës ai u shpreh:“Ishte e nevojshme të mësoja disa tekste përmendësh dhe të zotëroja gjuhën për hir të personazhit tim.  Gjithashtu aktori deklaroi se xhirimet sapo kanë nisur dhe më tej përshkroi disa cilësi të personazhit që do të interpretoj e u shpreh se gjente disa ngjashmëri mes tij dhe vetes.

Kaleli duke iu referuar punës për këtë projekt ndryshe nga të mëparshmit, përfundoi duke deklaruar: “Për pak çaste, u ndjeva spanjoll vërtetë!” Pyetjes se cila ishte pjesa e vështirë e punës për këtë projekt, ai iu përgjigj se gjuha e huaj, isht një barrierë të cilën ai besonte se duke punuar fortë, do ta kalonte shumë shpejt.