Ilker Kaleli dhe Sıla Gençoğlu, këngëtarja mohon thashethemet për martesë

Showbiz

Emri i aktorit İlker Kaleli, të cilin e ndjekim si personazhi i Irfanit në serialin “Qyteti i Humbur”, i cili prej disa javësh ka filluar transmetimin në Kanal D Drama, pas shfaqjes së fundit në publik me të dashurën e tij, këngëtaren Sıla, u përfol se i kishte propozuar asaj për martesë.  Por sa i vërtetë është ky lajm që po qarkullon në shtypin rozë gjatë ditëve të fundit? Vetë këngëtarja, në daljen e fundit publike ka folur  për këtë duke thënë se edhe pse ata të dy, së fundmi nuk e fshehin dashurinë e tyre, nuk ndihen ende gati të ndërmarrin një hap kaq të rëndësishëm për të ardhmen. Megjithatë, ajo shtoi se asnjëherë nuk i dihet pasi jeta mund të sjelli surpriza çdo ditë. Këngëtarja u shpreh se nëse ata do të marrin një vendim të tillë për të ardhmen e tyre, kjo nuk do të mbetet e fshehtë dhe do të jenë vetë ata që do ta ndajnë lajmin e mirë me fansat.