Ilayda Alisan konfirmon ndarjen; Çifti i “Pafajësia” nuk janë më bashkë

Showbiz

Çifti i aktorëve Ilajda Alishan dhe Serkay Tutunxhu, të cilët u takuan në xhirimet e serialit “Pafajësia” u dashuruan me njëri-tjetrin pikërisht në sheshxhirimin e këtij seriali. U aludua se ata u ndanë muajin e kaluar, edhe pse romanca e tyre ishte plot ngjyra dhe shumë intensive për fansat që i adhuruan ata si çift. Por tani ky lajm u konfirmua nga vetë aktorja. E gjendur para kamerave, ajo foli për herë të parë për fundin e romancës me kolegun. Pyetjes së gazetarit për ecurinë e jetës private pas kthimit nga pushimet, ajo iu përgjigj se gjithçka ka përfunduar, por nuk dha asnjë detaj për arsyet që çuan deri aty. Në fakt, edhe konfirmimi i marrëdhënies mes të dyve, erdhi pa dhënë shumë shpjegime dhe shumë më vonë nga dita kur kishin nisur aludimet për një romancë mes tyre, pasi kishin vendosur të mos ekspozoheshin publikisht. Me sa duket, për fansat e çiftit të verës nuk ka më shpresë. Aktorja e cila mori një famë të jashtëzakonshme nga interpretimi në serialin “Pafajësia”, pasi është e angazhuar me një rol të ri, këtë herë në një film artistik.