İlayda Alişan : “Jam gati të interpretoj karaktere të ndryshme”

Showbiz

Ilajda Alishan, aktorja e cila na sjell ndërmend personazhin e Elës, protagonistes së serialit “Pafajësia” të transmetuar më herët nga Tring,  ka treguar se pas përfundimit të sezonit të verës,  ka filluar punën me përkushtim të plotë duke iu rikthyer sheshxhirimit për një projekt të ri në këtë sezon.  Ajo pranoi se po e i shijon orët  e punës dhe po argëtohet shumë gjatë xhirimeve,  çka  bën të mos e përfill lodhjen.

Duke iu referuar projektit të ardhshëm ajozbuloi se ky sezon e gjen atë larg zhanrit të komedisë dhe më pranë projekteve të zhanrit dramë. Gjithashtu aktorja u shpreh se  pavarësisht zhanreve me të cilat përshtaten më mirë, aktorët e fokusojnë të gjithë energjinë pas kameras dhe punojnë me përkushtim për të dhënë më të mirën në ekran, kjo  sidomos kur  personazhet ndryshojnë shumë nga njëri projekt në tjetrin.

Aktorja e sukseshme e brezit të ri e cila nuk kishte qëndruar larg sheshxhirimit as gjatë periudhës së pushimeve verore, e fokusuar plotësisht te puna, përcjell mesazhin se nëse jemi të  dashuruar me profesionin që ushtrojmë, i shijojmë më shumë  frytet e lodhjes gjatë rrugës për të mbrritur në destinacionin e suksesit.