Sipas Dafinës edhe Shqipëria e ka një ikonë mode dhe sipas saj ajo është këngëtarja dhe artistja Jonida Maliqi. Këtë mendim të sajin, ylli i muzikës ia ka shprehur publikisht Jonidës duke komentuar një foto të fundit të sajën në Instagram ku i shkruan: “Albania Fashion Icon”. Ajo ka shijet e saj kur vjen puna te moda, stili dhe trendet e fundit e është njëra prej artisteve shqiptare që është gjithmonë IN me stilin e saj.
Por kjo nuk e pengon aspak 29-vjeçaren që të shpreh hapur pëlqimin dhe mendimin e saj kur vjen puna te femrat që vishen më mirë në Shqipëri.Mesa duket xhelozia apo zilia nuk zënë vend në karakterin e Dafinës e cila nuk nguron ta shpreh publikisht mendimin për një kolege të sajën.