Ditët e vetëizolimit na kanë bërë të kuptojmë edhe një anë tjetër të djemve dhe burrave që në pamje të parë duken patriarkalë, por që në të vërtetë bëkan edhe punë shtëpie. Listës së djemve që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë gjatë karantinës i është shtuar edhe Igli Tare. I ftuar në një lidhje Skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” drejtori sportive i Lazios u shpreh se jo vetëm bën punë shtëpie, por ndihmon gjithashtu edhe me pazarin dhe gatimin.
“Mundohemi ta mbushim ditën me aktivitetet fizike. Në shkollë online, mësime dhe pasdite stërvitje. Nga mësimi online kemi filluar shkollën nga e para. Gatuaj, bëj punë shtëpie, pazarin. E mbush ditën me stërvitje dhe punën nga zyra që kam në shtëpi me aq sa mundem”, u shpreh Tare.
Lidhur me lajmin që ka qarkulluar ditët e fundit mbi faktin nëse një nga djemtë e Igli Tares, Etieni do të zgjidhte të luante për Kombëtaren, ai u përgjigj: “Jam shumë korrekt me fëmijët e mi, nuk jam në atë kategori të prindërve që u imponoj gjërat fëmijëve te mi, nuk Ua imponoj fëmijëve nëse duan të luajnë me Kombëtaren. Unë ju mësoj rrugën ata duhet ta hapin vetë deren në jetë.” Lidhur me të ardhmen e sezonit sportiv Igli Tare u shpreh se sipas tij, sezoni do të fillojë në maj, ku në datën 4 Maj do të nisin stërvitjet dhe ndeshjet do zhvillohen pa tifozë me dyer të mbyllura.