Jeta e aktorit Ibrahim Çelikol duket se po shkon më së miri. Protagonisti në shumë reriale me shikueshmëri maksimale, ka zgjedhur deti Marmara për të pushuar me familjen e tij këtë verë. Ai dukej në superformë në këto ditë relaksi larg sheshxhirimit dhe përkrahë bashkëshortes së tij aktores Mihre Mutllu e djalit të tyre të vogël Ali. Aktori gjithashtu ka sfiduar erën dhe detin për të shijuar pasionin e tij për sërfing ku duket se i tregon të birit entuziazmin që ndien kur jeton pasionet e tij gjatë kohës së kaluar me familjen. Kujtojmë se Çelikol u dashurua gjatë pushimeve të tij në Kapadokia me Mihren, e cila sot është bashkëshortja e tij dhe lumturia e tyre më e madhe është pa dyshim djali i tyre një vjeç e gjysmë Ali. Aktori së fundmi ishte në qendër të vëmendjes, pasi së bashku me bashkëshorten i bënë një surprizë mikeshës dhe koleges së tij, Birçe Akalaj, duke vënë kështu theksin te raporti i bukur i krijuar mes tyre, pavarësisht zërave të tabloidëve për flirte të mundshme mes tyre.
