İbrahim Çelikkol përgatitet për projektin e ri/ “Do të dashuroheni me të”

Showbiz

İbrahim Çelikkol, protagonisti i dhjetra serialeve të sukseshme, disa prej të cilave jeni duke i ndjekur në Tring, po përjeton një periudhë intensive mes ofertash të reja dhe projekte që pasojnë njëri-tjetrin. Së fundmi aktori ka nënshkruar një kontratë të re! Në një deklaratë të ditëve të fundit, ai kishte deklaruar se kishte përfunduar diskutimet për kushtet e kontratës së tij të re dhe pas disa negociatash ai  ai dhe produksioni kishin arritur një marrëveshje.

Vetëm pak kohë më parë Çelikkol përfundoi xhirimet për sezonin e dytë dhe të tretë të serialit të cilin jeni duke e ndjekur në Tring “Ambicie”, serial ky që ka  regjistruar një shifër rekord të audiencës, ku aktori interpreton krahë emrave të famshëm Birçe Akaly dhe Miray Daner.  Pas publikimit të tij i cili në platformën Netflix në qershorin e kaluar, ofertat për aktorin nuk ndalën. Duket se ai ka zgjodhur të mos humbas asnjë mundësi dhe ka vendosur të rikthehet në shtëpinë e tij të dytë, sheshxhirimin. Ai nuk ndau  detaje nga projekti i radhës dhe nuk i përmendi emrat e kolegëve me të cilët do të ndaj sheshxhirimin këtë herë, por u mjaftua vetëm duke zbuluar se edhe kësaj here bëhej fjalë për një serial dhe jo film. Aktori u shpreh me bindje se publiku do ta dashuronte skenarin dhe personazhet menjëherë dhe premtoi se ky projekt do të pushtonte ekranet gjatë muajve të verës.