Ibrahim Celikkol në një rrëfim për jetën personale, martesën dhe planet për tu bërë baba

Showbiz

ibrahimimamama

Ibrahim Celikkol është një nga aktorët më të dashur për publikun. I konsideruar si një nga meshkujt më seksi në Turqi, aktori i “Ambicie në udhëkryq” është sot një nga emrat më të kërkuar. Ju sjellim më poshtë një intervistë mjaft të këndshme të tij.

Ibrahim20Celikkol202 24 1527532805

Celikkol ka rrëfyer se marrëdhëniet e tij, si ato shoqërore ashtu edhe sentimentale bazohen në sinqeritet dhe ndershëmri.
“Jam gjithnjë shumë i hapur ndaj personave me të cilën shoqërohem, ndaj gënjeshtrën nuk e duroj dot.”

ibra

Ibrahim ka treguar se kur ishte fëmijë ëndërronte të bëhej basketbollist. Edhe atëherë ëndërronte të bëhej i famshëm, qëllim të cilin e ka arritur.
Nëse një film do të niste me momentin më të bukur të jetës tuaj, cili do të ishte ai?
“Kjo pyetje më kthehu pas në kohë. Do të ishim në një ndeshke basketbolli, ku unë jam ende një gjimnazist. Ne fitojmë ndeshjen, jemi shumë të lumtur. Familja dhe të gjithë miqtë e mi i kanë sytë tek unë dhe gëzojnë bashkë me mua.”

sevgililer ikinci balayi yapiyor 2989102

Tashmë, personi që i ka gjithmonë sytë tek Ibrahim, është bashkëshortja e tij, arkitektja Mihre Mutlu. Sipas, martesa nuk është diçka për tu pasur frikë. E rëndësishme në të është që tjetri të respektohet.
“Kur ne gatuajmë së bashku, shtrojmë tavolinën apo bisedojmë… këto janë momentet romantike mes nesh” – tregon ai.

Csdsadapture

Aktori i “Ambicie në udhëkryq” nuk e sheh të largët ditën kur do të bëhët baba. “I dua shumë fëmijët, kam një nip 5 vjeçar dhe më pëlqen shumë të shpenzoj kohë me të. Do të doja të bëhesha baba sa më shpejt. E dua vërtet këtë gjë!”

sadsdf

“Kur unë të pash për herë të parë, mendova ‘O zot!’, je vërtet shumë i pashëm” – thotë gazetarja në fund të intervistës.
“Faleminderit shumë. Të jesh i pashëm është avantazh për aq kohë sa bota jote e brendshme është në ekuilibër. Nëse nuk punon por vetëm komplimenton veten se je i bukur, kjo kthehet në rrezik.”

Me këtë mesazh, ka mbyllur aktori i mirënjohur Ibrahim Celikkol intervistën e tij për Posta Magazine.