Dy aktorët e njohur e kanë ndarë disa herë ekranin bashkë në projekte të ndryshme. Por, së fundmi, duke qenë se të dy i janë përkushtuar tepër palestrës për të patur forma fizike perfekte, ndjekësit kanë hapur një “garë” mes tyre. Nëse shohim fotot e Ibrahim Çelikkol dhe Kerem Bursin, është e pashmangshme të dallojmë muskujt e tyre.
Por, kush prej tyre ka trupin më të mirë? Kjo është e vështirë ta përcaktosh, pasi të dy kanë formuar një fizik mjaft të mirë dhe janë siguruar ta “reklamojnë” fizikun e tyre nëpërmjet reklamave të ndryshme për veshje sportive. Në fund të ditës, mbetet thjesht çështje preferencash se kush i tërheq më tepër ndjekësit. Megjithatë, për mendimin tonë, të dy e kanë mëse të merituar fitoren në këtë “garë”.