Aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij Mihre Celikkol, mund të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Ibrahim dhe Mihre kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2017, në një ceremoni mjaft intime. Mirëpo, deri tani, nuk ka patur asnjë aludim për ndonjë shtatzëni të mundshme. Deri në momentin që Ibrahim festoi 30-vjetorin e tij të lindjes.
Njerëzit kanë filluar të vërejnë ndryshime në trupin e Mihre, duke supozuar kështu se ndoshta ajo mund të jetë shtatzënë. Gjithashtu edhe kujdesi i Ibrahim ndaj saj, është intensifikuar ndjeshëm. Detaji i fundit që u dha akoma më tepër jetë këtyre aludimeve, ishte fakti se pikërisht ai që njihet si “mjeku i VIP-ave”, pasi është kujdesur për mbarëvajtjen e shtatzënisë dhe sjelljen në jetë të plot fëmijëve të çifteve VIP, ndoqi së fundmi në Instagram edhe Ibrahimin edhe Mihren.