İbrahim Çelikkol tani është zyratarisht i divorcuar! Pesë vite martesë përfunduan në një seancë të vetme e cila është bërë pa praninë e kamerave! Emri i njohur i serialeve dhe Mihre Mutlu, të cilët prej disa kohësh janë përfolur për problemet e tyre të shumta në martesë, kanë preferuar të heshtnin përballë lajmit të divorcit. Nga martesa e tyre në vitin 2017 çifti sollën në jetë Aliun, djalin e tyre për të cilin aktualisht dyshja po shqyrtojnë çështjen e kujdestarisë. Kohët e fundit, qarkulloi lajmi se aktori dhe Mutlu janë ndarë që prej vitit të kaluar.
Qarkulluan zëra se çifti është ndarë për shkak se aktori prej disa kohësh ndodhej në Adana i angazhuar me xhirime për një projekt, por janë të shumtë ata që nuk besojnë në këtë. Dyshimet e para për ndarjen e tyre filluan me heqjen e unazave të martesës. U fol se miq të e ngushtë ndërhynë për ta ndihmuar çiftin, ta shpëtonin martesën e tyre, megjithatë dyshja nuk u tërhoq nga vendimi i tyre me gjithë përpjekjet e rrethit të ngushtë.