Duket se Çelikkol kujdeset shumë për imazhin që transmeton tek të tjerët dhe është i vëmendshëm ndaj detajeve. Ai përveçse aktor është gjithashtu fotomodel dhe ka pasion basketbollin.
Pavarësisht se në pamje të parë ka një qëndrim shumë mashkullor dhe serioz, bëhet tepër i brishtë kur bëhet fjalë për qentë e tij. Duket se ata ka fituar zemrën e Ibrahim pasi shumë prej postimeve janë tregues të dashurisë dhe kujdesit ndaj “miqve” të tij të mirë.
Por, një person tjetër që zë padyshim pjesën më të madhe në zemrën e tij është bashkëshortja e Ibrahim, Mihre. Ai shpesh poston foto me të nga pushimet ose momentet e tyre më të lumtura e romantike.
Duken gjithmonë shumë të paqtë me njëri-tjetrin dhe komentuesit nuk i kursejnë asnjëherë lëvdatat dhe simpatinë për ata si çift. Nëse mendoni se baskeballi dhe modelingu janë pasionet e vetme, gaboheni. Nuk keni vënë re një detaj shumë të rëndësishëm, tatuazhet.
Ibrahim, është i dashuruar me tatuazhet dhe nuk i konsideron asnjëherë të tepërt. Aq entuziast është kur bën një tattoo të ri sa nuk poston vetëm foto nga rezultati i atij tatuazhi, por edhe gjatë kohës që është duke e realizuar.
Gjithashtu ai është një adhurues i sporteve ekstreme, madje ky është një nga hobit e tij të preferuara. Ndan shpesh me miqtë në Instagram foto nga aventurat me lojërat e ujit që sa argëtuese duken në foto, aq të frikshme janë kur i realizon.
Noti, hedhjet me parashutë, xhirot me shpejtësi në makinë, shëtitjet me qentë e tij dhe peshkimi janë gjërat që Ibrahim bën në atë pak kohë të lirë që mund të ketë.