Ia doli! Era Istrefi, imazhi i markës prestigjioze të modës në Londër

Showbiz

 

era istrefi 6

Pas suksesit ndërkombëtar në muzikë, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Era Istrefi ka bërë një tjetër hap drejt famës. Ajo ka pozuar për markën TMZ, në një set fotosh që janë publikuar edhe në profilin e saj në “Instagram”.

Marka me famë ndërkombëtare ka pasur si imazh edhe një vajzë tjetër shqiptare, siç është Tuna, e cila bashkë me ish-të dashurin Cozman e kanë promovuar TMZ duke veshur dizenjot e saj.

Të tjerë emra të njohur të muzikës që kanë pozuar për markën TMZ janë, Rihanna, Katy Perry, Kanye West etj. E krijuar në vitin 2003, KTZ me seli në Londër drejtohet nga krijuesi Marjan Pejoski dhe menaxhohet nga Sashko Bezovski.

Në vitin 1996 çifti hapi dyqanin Kokon to Zai, i cili u bë një platformë për projekte kreative duke prodhuar markën KTZ.

era istrefiiii