10 ditë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpritën fëmijën e tyre të katërt, i cili këtë herë ishte djalë. Pas lindjes, për emrin e fëmijës pati aludime të shumta, derisa Kim zbuloi se ai do të quhej Psalm. Ky emër mbart një kuptim shumë të veçantë për familjen, në veçanti për Kanye. Një burim ka treguar për “E! Online” se emri Psalm u zgjodh nga Kanye West dhe është një prezantim i natyrës së tij shpirtërore.
“Ishte shumë e rëndësishme për të dhe Kim donte që emri të kishte një domethënie dhe të prezantonte familjen e tyre, kështu që ajo ra dakord për emrin Psalm”, kanë thënë burimet. Të gjithë emrat e fëmijëve të Kim dhe Kanye kanë nga një histori personale dhe domethënie brenda tyre. Për shembull emri North, i vajzës së tyre të madhe, ka të bëjë me pozicionin gjeografik dhe do të thotë fuqi e madhe. Tashmë Kim dhe Kanye kanë krijuar një lidhje të fortë me besimin fetar dhe madje reperi çdo të dielë mban shërbesën e të dielës, prandaj emri Psalm ishte i duhuri për djalin e tyre.