I thyejnë privatësinë e binjakëve – Beyonce gati për gjyq

Showbiz

beuonce

Beyonce është një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit dhe që pas lindjes së binjakëve të saj, ata kanë marrë po aq vëmendje sa edhe e ëma. Megjithatë, disa media kanë shkuar shumë larg duke cënuar privatësinë e këngëtares. TMZ ka qenë një prej tyre i cili arriti të gjente certifikatat e lindjeve të dy binjakëve vetëm për të informuar publikun se cili prej tyre ka lindur i pari. Dhe në fakt, Rumi ka lindur e para, e më pas Sir.

Mesa duket publikimet e certifikatave e kanë revoltuar shumë Beyoncen e cila ka njoftuar avokatët e saj dhe shumë shpejt mund të nisë një procedurë gjyqësor ndaj gjigantit mediatik.