I thonë ‘ngele në derë’, Greta Koçi tregon çfarë po pret për të krijuar një lidhje!

Showbiz

greta kocci
Greta Koçi është përfolur tejmase për jetën e saj private. Por, ndryshe nga koleget e saj, në këtë rast nuk po flasim për lajme ku “zbulohet” i dashuri i Gretës apo romanca e radhës. Me të, ndodh krejt e kundërta. Duket se të gjithë mezi po presin që këngëtarja të lidhet me dikë, pasi asnjëherë nuk kemi marrë vesh për një partner në krahët e saj.

 640 0 5c51fd11ee9b7

E teksa të gjithë vrasin mendjen se kur Greta do të gjejë burrë, vetë ajo ka menduar t’u japë një përgjigje fansave. “Të bësh zgjedhje të gabuar, atëherë jo që ke ngël në derë por të ka marrë lumi fare. Kurse të jetosh jetën me shëndet, me punë dhe plot sukses deri sa të vijë personi i duhur, kjo është arritje,” thotë këngëtarja.