Channel D ka qenë deri tani në kërkim të parneres së Engin Akyurek për një serial i cili pritet të xhirohet së shpejti. Akyurek ka interpretuar në krah të emrave të njohur si Beren Saat, Tuba Büyüküstün, Fahriye Evcen etj. Megjithatë, emri i propozuar nga vet aktori është Neslihan Atagul, aktorja e mirënjohur nga seriali “Dashuri e pafund”, i transmetuar ekskluzivsht në Tring. Edhe më parë, në shtypin turk është shkruar për aktoren protagoniste të serialit të ri, ku propozohej Elcin Sangu. Megjithatë asnjë lajm nuk u konfirmua zyrtarisht.
Nëse propozimi i aktorit pranohet, atëherë së shpejti do të shohim në ekran Neslihan Atagul në krah të Ergin Akyurek.