Këngëtarja Elvana Gjata nuk mund të mungonte në urimin e saj për ditëlindjen e kantautorit Florian Mumajesi.
Ndër të tjera ajo i shkruan se është “njësoj” si ajo duke na kujtuar edhe këngën e saj më të fundit “Njësoj”.
Të ketë qenë ajo këngë një tribut për ata të dy? Elvana dhe Flori aktualisht janë një nga çiftet më të komentuara sa i përket lidhjes së tyre të cilën ata nuk e kanë pranuar kurrë si të tillë: “
Ne diten e lindjes tende je bekuar me muzike,dhe ti e krijove prej shpirtit,ja dole,qe ajo te jetoj pergjithmone. A nuk ndihesh krenar? Me siguri po.Njesoj dhe une. Sot ne diten tende te lindjes ke duartrokitjen me te madhe te mirenjohjes time per gjithcka qe kam mesuar prej teje!,”-shkruan Elvana në Instagram.