Një nga telenovelat më të ndjekura në vitet 2000 ka qenë “Mike dhe rivale”. Me siguri që shumë prej jush e mbajnë mend pasi në të ishin personazhe kryesorë 4 vajza të ndryshme që në atë kohë morrin shumë famë! Ofelia, Nayeli, Laura dhe Himena. Jeni kuriozë se si ka ndryshuar jeta e tyre në këto vite?
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Angelica Vale, ose Wendy Nayeli, sot është 43 vjeçe. Ajo ka dy fëmijë dhe vazhdon paralelisht karrierën në filma dhe muzikë, sepse ajo është edhe këngëtare. Nëse nuk e dini ka qenë bashkëskenariste e serialit.
View this post on Instagram
Michelle Vieth ose Laura sot është 39 vjeçe. Ajo ka katër fëmijë, një djalë dhe një vajzë nga martesa e parë dhe një djalë e një vajzë tjetër nga lidhja e saj me një tjetër partner. Michelle vazhdon karrierën e saj, pavarësisht skandalit të disa kohëve më parë, kur qarkulloi një video e saj nudo.
Adamari Lopez, ose Ofelia sot është 48 vjeçe, nënë e një vajze dhe gjejeni pak? Ka qenë e martuar më Luis Fonsi-n këngëtarin e Despacito-s. Për Adamari-në jeta s`ka qenë aq e lehtë. Ajo u diagnostikua me kancer gjiri në 2005-ën, kur ishte e lidhur me Fonsi-n dhe ai anuloi gjithë turneun për t`i qëndruar pranë. Adamari vazhdon karrierën dhe njëkohësisht është e angazhuar në nismat për ndërgjegjësimin e grave ndaj kancerit të gjirit.
View this post on Instagram40 y 20 ❤️????. Feliz cumpleaños miamor !!!!!! Nunca dejarás de ser mi chiquito. Te amo @nicolasvp11
Ludwika Paleta ose Himena sot është 40 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve. Djali i madh erdhi nga martesa e parë kurse dy të vegjlit nga martesa e saj me Emiliano Salinas, djalin e ish-presidentit të Meksikës, më të cilin është ende e martuar. Edhe Ludwika si miket dhe rivalet e saj, koleget e serialit të famshëm, vazhdon karrirerën dhe ka një instagram të mbushur plot me foto.