I mbani mend David dhe Victoria Beckham në fillimet e tyre?!

Showbiz

Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1999, e nga ajo kohë e deri më sot ia kanë dalë mbanë  të jenë një nga çiftet më të lakmuara anë botën e showbiz-it. Ai, një futbollist brilant i cili po shënonte gjithmonë e më shumë emrin e tij në fushën e blertë, kurse ajo vajza më ‘’cool’’ e Spice Girls, e cila shumë shpejt do të kthehej në një nga stilistet më të njohura në botë. E kemi fjalën për David dhe Victoria Beckham, çiftin ikonë për të cilin koha duket se nuk ka kaluar aspak, përkundrazi janë si vera ‘’sa më shumë kalojnë vitet, aq më të mirë bëhen’’.

Çifti i njohur kanë festuar përvjetorin e 20 të martesës ditën e sotme dhe sigurisht që nuk mund të ndanin këto moment edhe me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.  Ka qenë e para Victoria ajo që ka postuar një video romantike, me foto të shkëputura nga rrugëtimi i tyre i përbashkët, David ka shkruar: “Uau 20 vite, shiko se çfarë kemi krijuar. Të dua shumë!”