Ditën e djeshme, Noizy i dhuroi nënës së tij, këngën e titulluar “Mbretëresha Ime”. Në klipin e xhiruar, tregohet se nënat janë ato që i japin rëndësi jetës, e vetmja dashuri e sinqertë dhe pa kushte. Kënga e tij i preku të gjithë, në veçanti mamanë e tij.
Noziy ka postuar një video, në të cilën shfaqen mamaja, babai dhe mbesa e tij, të cilët po dëgjojnë këngën për herë të parë. Nëna e reperit fillon menjëherë të qajë nga emocioni, teksa i tregon mbesës së vogël dajën në televizor. E si mund të mos prekesh nga një dedikim i tillë?