Era Istrefi së bashku me suksesin e pamasë të hitit “BonBon”, u bë dhe një nga “sozitë” e Rihannës për të gjithë komentuesit nëpër rrjete sociale. Vazhdimisht ajo është krahasuar me këngëtaren nga Barbadosi si dhe shumë herë fansat janë përpjekur të tërheqin vëmendjen e Rihannës drejt këngëtares shqiptare. Dukshëm mund të themi se dy këngëtaret ngjasojnë jo vetëm në stil, në zhanerin e muzikës që bëjnë, por edhe në timbrin e zërit që kanë. Ndërkohë që të gjithë ëndërrojnë për t’i parë këto dy vajza bashkë, duket se bashkëpuntorja e Erës ka gjetur mënyrën më të thjeshtë dhe efikase për ta vendosur atë krahas yllit botëror.
Faqja zyrtare e linjës kozmetike të Rihannës, të cilën vetë këngëtarja ka thënë shpesh se kujdeset edhe personalisht për postimet, ka publikuar një foto të Erës, e cila është grimuar pikërisht me produktet e Fenty Beauty. Grimieria Sellma Kasumoviq, ia ka dalë mbanë që me grimin e krijuar, të tërheqë vëmendjen e faqes e cila në postim ka bërë tagg si grimieren ashtu edhe Erën. Vetëm pas pak minutash, në instagramin e Fenty Beauty është publikuar një foto e Rihannës. Më pranë se kaq, nuk kishin qënë kurrë më parë këngëtaret. Si mendoni, ndoshta tani Rihanna mund ta spikasë këngëtaren tonë?